Tirana largohet nga Ballshi me një barazim që ka shijen e fitores. Skuadra bardheblu e drejtuar nga Orges Shehi nuk humbet dhe minimalisht rrëmben 1 pikë që në këtë situatë mund të konsiderohet e artë pasi deri në kohën shtesë, kampionët ishin në disavantazh të golit të Esquerdinha.

Me pas në sekondat e para të kohës shtesë, Florent Hasani arriti të tregohej vendimtar për bardheblutë që nuk humbasin edhe pse mund të zbresin nga vendi i parë pasi Partizani do të luajë nesër kundër Kastriotit në shtëpi dhe ka mundësinë reale për të barazuar me pikë ekipin kampion.

Në krahun tjetër, pozitat e Bylisit në vendin e parafundit rëndohen edhe më shumë sepse pas 26 javëve të para, mallakastriotët mbeten në vendin e fundit me 28 pikë, 2 më pak se Laçi i vendit të tetë.