TIRANE, 21 mars 2013 – Policia e Tiranës ka prangosur mbrëmjen e sotme një 67 vjeçar, i cili është arrestuar në flagrancë, ndërsa po tentonte të kryente marrëdhënie seksuale me një të mitur në zonën e Zogut të Zi. 

67-vjeçari Pjetër Ndoi u kap nga policia i fshehur pas një kazani mbeturinash, në një kohë kur po përpiqej për të bindur një 15-vjeçar të komunitetit rom për të kryer marrëdhënie me të në këmbim të një shume të hollash. 

Një ditë më parë policia e Tiranës është vënë në kërkim të një tjetër personi me prirje pedofilie. Prindërit e një të miture në Tiranë kanë denoncuar pak ditë më parë në polici një 40-vjeçar, me pretendimin se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre. 

Policia është vënë në kërkim të shtetasit Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, i cili dyshohet për abuzime me të mitur. 

Mësohet se vajza është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari në fillim të muajit mars në zonën e Qesarakës. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/