OSBE njoftoi sot se, sëbashku me Ambasadën e Italisë dhe Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, filluan projektin për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi, shfrytëzimi dhe migrimi i paligjshëm. Projekti do të fuqizojë kapacitetet e profesionistëve që merren me mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor dhe do të mundësohen kurse të trajnimit profesional dhe krijimi i shanseve për punësimin e të rinjve. Projekti ka për synim vendosjen e bashkërendimit të rregullt në nivel vendor për menaxhimin e asistencës për fëmijët viktima dhe viktimat të mundshme të trafikimit; zvogëlimin e risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe sigurimin e mbrojtjes dhe asistencës së përshtatshme për fëmijët viktima të trafikimit dhe shfrytëzimit. Projekti pason punën që ka bërë më herët Prezenca e OSBE për trajtimin e fenomenit të punës së të miturve në Shqipëri. Kjo nismë financohet nga qeveria italiane, me fonde të Bashkëpunimit Italian për Zhvillim.
Tiranë, OSBE dhe Italia nisin projektin për mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi dhe shfrytëzimi
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg
Çmimi i naftës në nivele rekord, deputeti Bozdo: Qeveria të ndërhyjë menjëherë me lehtësira fiskale
Ndezi disa vatra zjarri, kapet në flagrancë 52-vjeçari, një banesë rrezikohet nga flakët
Tritol gjatë natës në oborrin e një banese në Shijak





