30 nëntor 2013- Sherr për një vend parkimi me pasojë një të plagosur rëndë. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në rrugën Konferenca e Pezës në kryeqytet për një vend parkimi i cili ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë Xhemil Dervishi, i cili është çuar menjëherë në spitalin e Traumës. Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka arrestuar dhe akuzuar për plagosjen Albert Hoxhën.