Një tjetër zarf i zi në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”!
Zarfi do të hapet ditën e nesërme, ndërkohë që është anuluar televotimi.
”Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh ju njofton se ka vendosur të anullojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do t’u komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, bëhet me dije në zarfin e zi.