Një kamion i ngarkuar me predha është fotografuar sot teksa përshkonte autostradën Tiranë- Durrës.
Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara, kamioni i përket mjeteve të ushtrisë, por mënyra e transportimit të këtyre predhave, në një nga akset rrugore më të frekuentuara përbën një rrezik të madh për jetën e njerëzve.
Nuk dihet destinacioni i këtij automjeti, por shoferët e tjerë janë tmerruar kur e kanë parë ngarkesën me predha.
Ata janë munduar të rrinë disi larg, pasi përplasja e automjetit dhe si pasojë e predhave më pas, mund të ishte fatale.





