Sandro Tonali është penduar dhe ka nisur tashmë ta japë kontributin e tij rreth hetimeve për çështjen e basteve. Futbollisti i Newcastle e ka thënë këtë në Prokurorinë e Republikës së Torinos, në një intervistë që ka zgjatur gati tri orë, por që e kishte thënë edhe të dielën që shkoi kur u dëgjua për herë të parë versioni i tij në Prokurorinë Federale. Ish-futbollisti i Milanit e ka pranuar se ka luajtur baste, duke i thyer kështu rregullat e një sportisti.

Por, më e keqja dhe më e rënda është se përfaqësuesi italian i ka luajtur edhe ndeshjet e Milanit në baste, në periudhën kur edhe vetë ishte pjesë e “Rossoneri”. Ky fakt e komplikon edhe më shumë situatën për mesfushorin, i cili me këtë rast mund të suspendohet nga futbolli për një vit apo edhe më shumë. Lojtari ndihet i shkatërruar dhe pasi plasi skandali i basteve, u largua nga grumbullimi me Kombëtaren italiane.