“Nuk është kryetar i thyer, por i shitur”. Kështu u shpreh Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e PD, në emisionin “Opinion”, ndërsa e cilësoi Lulzim Bashën si një diktator.

“Basha nuk njeh rregulla, nuk njeh ligj, nuk njeh forume, nuk njeh statute, nuk le mendimin ndryshe, nuk lejon debatin”, tha Topalli.

E pyetur nëse do të merrte pjesë në takimin e Berishës me anëtarët e PD, Topalli shmangu një përgjigje të drejtëpërdrejtë, ndërsa tha se kjo nuk e zhbën situatën ku ndodhet kjo parti.