Nëse do të fitosh titullin, duhet të mundësh skuadra të mëdha. Barcelona po e bën më së miri diçka të tillë, teksa sot katalanasit mposhtën minimalisht 1-0 Atletico Madrid duke u afruar edhe më shumë me suksesin final në La Liga.
Sfida vendoset nga një gol i Torres në minutën e 44-të. Ekipi i Xavit kryeson me 11 pikë më shumë se ndjekësit e Real Madrid. Los Colchoneros janë në vendin e 3-të me 60 pikë. La Liga luan sot edhe dy ndeshje, Mallorca e Muriqit pret në shtëpi Getafen, ndërsa Sevilla-Villareal premton spektakël.