TIRANË – Respektimi i të drejtave të komunitetit LGBT ka qenë në fokus të tryezës së përbashkët të Avokatit të Popullit, Pink Embassy, Mbretërisë së Hollandës dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, kërkoi prej Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, si dhe asaj të Drejtësisë dhe Arsimit, që të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e personave LGBT dhe për t’i çuar ato një hap më para. 

Një nga shqetësimet që ngriti Totozani në këtë tryezë të përbashkët ishte diskriminimi I këtij komuniteti përmes teksteve shkollore. 

“Një shkollë që mëson bashkëjetesën, është një shkollë që i pararend një të ardhmeje në paqe. Në shoqëri kaq të gatshme për të luftuar të ndryshmin, siç ka thënë ish-presidenti amerikan aq i lidhur me ekzistencën e Shqipërisë, Woodrow Wilson, ka vetëm një paqe pa fitues e të humbur: është paqja mes atyre që ndihen të barabartë në të drejta ”,- tha Avokati i Popullit.