Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në Shkëmbin e Kavajës.
Një vogëlushe 4-vjeçare, E.B., nga Elbasani është mbytur në det.
Vogëlushja kishte ardhur bashkë me prindërit e saj për të kaluar pushimet në një nga hotelet e zonës.
Sipas dëshmitarëve, vogëlushja i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe për këtë arsye ka humbur jetën në breg të detit.
Policia e Durrësit është në vendngjarje për të hetuar mbi këtë incident tragjik.





