Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e sotme në Spatë, Greqi.

Ngjarja tragjike është shënuar në rrugën “Dimarchou Christou Beka”, ku një automjet ka përplasur dhe më pas ka tërhequr zvarrë një fëmijë 3-vjeçar, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është ndalur menjëherë pas aksidentit dhe ka transportuar të miturin drejt Qendrës Shëndetësore lokale, por mjekët konfirmuan se fëmija kishte humbur jetën.

Autoritetet greke kanë arrestuar shoferin, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.