Një vdekje e dyfishtë është shënuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mëngjesin e sotëm kur një nënë 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën e saj.

Mësohet se viktima është shtetasja A. Co., 35 vjeçe nga Paskuqani. Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në maternitet me dhimbje, por sipas familjarëve, është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët.

Kanë qenë pikërisht familjarët ata të cilët kanë bërë kallëzimin në polici, duke akuzuar mjekët për pakujdesi, çka ka sjellë sipas tyre edhe vdekjen tragjike të dyfishtë. 

Më datë 16.09.2016, ora 08:00, në maternitetin e Ri “Koço Gliozheni”, gjatë lindjes, ka ndërruar jetë bashkë me fëmijën, shtetasja A. Co. 35 vjeçe. Po kryhen veprimet”, thuhet në njoftimin e Policisë.