Ndeshja e kampionatit argjentinas mes River Plate dhe Defense y Justicije u ndërpre pas tragjedisë dhe vdekjes së një tifozi të ekipit vendas.

Tifozi fatkeq që ndodhej në majë të tribunës, pra në rreshtin e fundit të tribunës, ra nga një lartësi e madhe dhe mbeti i vdekur në vend.

Organizatorët e ndeshjes shumë shpejt morën vesh se kishte ndodhur një tragjedi. Ata vendosën të ndërpresin ndeshjen, kështu që gjyqtari Fernando Rapallini i tërhoqi skuadrat në dhomën e zhveshjes.

“E pyeta se çfarë ndodhi dhe organizatorët më thanë se një tifoz ra nga tribuna. Më pas më kërkuan të ndaloja lojën dhe e bëra”, tha arbitri Rapallini pas ndeshjes.