Ka shkuar në 218 numri i viktimave nga shembja tragjike e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar plotësisht, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke u përqendruar tashmë vetëm në gjetjen e trupave nën rrënoja.

“Fatkeqësisht janë 218 të vdekur, bazuar në të dhënat paraprake,” deklaroi Juan Manuel Mendes, drejtori i Qendrës së Operacioneve Emergjente.

Nga dita e martë asnjë person nuk është gjetur i gjallë, duke e kthyer aksionin në një operacion të dhimbshëm identifikimi.