Tragjedi në basketbollin italian. Sportisti 32-vjeçar Haitem Jaberu Fathallah ka humbur jetën pasditen e sotme, pasi është rrëzuar pa ndjenja në parket dhe ndonëse është dërguar menjëherë në spital, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Fathallah ishte pjesë e Fortitudo Messina në Serinë C Gold të basketbollit italian dhe u rrëzua pa ndjenja në ndeshjen ndaj Dierre Reggio, ndërsa më pas iu dha ndihma e parë menjëherë, duke u dërguar edhe në spitalin e Reggio Calabrias, por nuk u rikthye më në jetë.

Në ndihmë të basketbollistit 32-vjeçar erdhën edhe disa mjekë që ishin në tribunë duke parë ndeshjen, por pa rezultat, teksa skena solli në kujtesë atë rrëzim të Christian Eriksen në Europian, me danezin që ia doli të rikthehet në jetë falë një ndërhyrjeje të jashtëzakonshme të ekipeve mjekësore.