Policia e Durrësit ka vënë në pranga një tjetër person që kishte lidhje me aktivitetin e ushtruar në shtëpinë në Rrotull të Ishmit, të pështatur për pastrimi, tharje dhe magazinim të lëndës narkotike ku u sekuestruan dhe 300 kg kanabis.
Konkretisht uniformat blu kanë arrestuar Ervis Damën 25 vjeç, banues në Shkafane, Ishëm.
Dama ka qenë në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, i cili kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve.
Ndrëkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/1, 25 të Kodit Penal.





