Udhëtarët janë gjithmonë në kërkim të destinacioneve më të mira edhe sa i përket aspektit të tyre ekonomik. Faqja amerikane për turizmin ‘Travel of Path’, rekomandon 5 destinacione të cilat janë ende të përballueshme për këtë vit që përfshijnë Shqipërinë, Turqinë, Tajlandën, Portugalinë, Kolumbinë.
Një nga vendet më në trend dhe me rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më ekonomike për udhëtarët e huaj. Për nomadët dixhitalë vendi ynë konsiderohet një parajsë më vete.
Kryeqyteti Tirana është porta hyrëse për në vend, por shumë vizitorë e gjejnë veten në bregdet. Durrësi, Saranda dhe Ksamili janë destinacionet perfekte për këta udhëtarë, për shkak të plazheve të tyre të bukura.
Në Shqipëri do të gjejnë çmime mjaft të lira për akomodimet buzë detit, ushqimet e freskëta, pijet, por edhe transportin.