COVID-19 mbetet makthi më i madh i Lojërave Olimpike. Pasi u shtynë me një vit, organizatorët morën përsipër të zhvillon aktivitetinmë të madh sportiv në botë, duke dalë garant për sigurinë e atletëve pjesëmarrës.

Pavarësisht protestave në Tokio, për mos zhvillimin e këtyre lojërave, dhe situatës aspak pozitive me COVID-19, atletët nga e gjithë bota kanë nisur të mbushin fshatin olimpik.

Kjo strukturë e ngritur do të mirëpres 11 mijë atletë nga e gjithë bota por rastet e të prekurve me COVID-19 po shtohen ndjeshëm.

Së fundmi organizatorët kanë raportuar për tre atletë pozitiv, dy prej tyre rezident në fshatin olimpik, të tre bëjnë pjesë të një ekipi por organizatorët janë kujdes që të mos bëjë publik as shtetin që përfaqësojnë e as disiplinën.

Që nga 1 korriku, kur Tokio ka filluar të mirëpres atletët, e deri më tani janë raportuar për 47 raste pozitiv me COVID-19.

Ekipi shqiptarë përfaqësohet në këto Lojëra Olimpike nga 9 atletë ku një pjesë e tyre kanë zbarkuar në Tokio.