Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedha vendase Lek ka ruajtur stabilitet kundrejt valutave kryesore euro dhe dollarë. Spas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, leku ka ruajtur të njëjtin nivel me euron krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer këtë fund javë sërish me 139.24 lekë.

Ekspertët vërejnë se euro ka njohur një dobësim gjatë ditëve të fundit, por gjithsesi duke mbetur mbi kuotën e 139 lekëve. Nga ana tjetër shprehen ata, presin një forcim të monedhës europiane përgjatë vitit, duke e konsideruar 2013-ën si “vitin e euros”.

Një euro e fortë do të thotë një kosto më shumë për kreditorët në euro, importe të larta e rritje të cmimeve. Ndësa për dollarin kjo fund javë ka mundur të ruajë disi bilancin pozitiv në treg. Sipas kursit të BSH-së, monedha e gjelbërt është këmbyer me 104.32 lekë, duke u zhvlerësuar 0.44 lekë kundrejt ditës së djeshme.