Partia Socialiste i ka gati emrat potencialë që vijnë nga diaspora për në listën finale të kandidatëve për deputet.
Një mori me emra nga diaspora janë diskutuar paraditen e sotme mes Edi Ramës dhe Këshillit të Diasporës brenda PS-së.
Sipas “Top Channel”, tre emrat potencial të cilët do të kalojnë në filtrin final të Kryesisë Socialiste sot ora 18:00 janë si më poshtë:
Nga Britania e Madhe është përzgjedhur emri mjekut kardiolog Kristo Papa.
Nga SHBA vjen kandidatura e Erinda Azizajt.
Ndërsa një emër tjetër ai i Eduard Zadrimës vjen nga Kanadaja.