Një sasi tritoli ka shpërthyer në një automjet tip “Audi”, në Vlorë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55 të mëngjesit në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Ndërkohë uniformat blu bëjnë me dije se makina tip “Audi” e shpërthyer është në pronësi të një 31-vjeçari me inicialet E.K., i cili banon në Elbasan.

“Më datë 30.05.2022, rreth orës 02:55, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan, ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.”-njofton policia.

Sikurse duket edhe nga këto pamje të siguruara nga Klan Neës, tritoli është vënë në pjesën e përparme të mjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes