Një ish-lojtar i Aston Villa ka vdekur pasi është neuroparalizuar nga policia. 48 vjeçari i quajtur Dalian Atkinson, vdiq rreth 90 minuta pasi ishte goditur nga një pistoletë elektroshoku policie rreth orës 1:30 të mëngjesit. Policia tha se ishin thirrur pasi kishte pasur shqetësime për sigurinë e qytetarëve dhe vendosën të përdornin neuroparalizuesin. “Oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate shqetësuese në orët e para të mëngjesit. Neuroparalizuesi është përdorur mbi 48 vjeçarit, i cili megjithëse mori ndihmë mjekësore, u shpall i vdekur në orën 3 të mëngjesit.” Një punonjës ambulance u shpreh: “Ne jemi thirrur nga policia rreth orës 1:45 të mëngjesit. Teksa po shoqërohej në spital, ai pati një atak zemre. Megjithëse u munduam ta shpëtonim, nuk ishte e mundur dhe ai vdiq pak pasi kishte arritur në spital.” Atkinson mbahet mend nga shumë tifozë për golin më të bukur të sezonit në Ëimbledon në vitin 1992, teksa luante me Aston Villa.
Tronditet bota e futbollit, vdes ish-lojtari
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
LDK-ja zyrtarizon Vjosa Osmanin si kandidate për presidente
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina
Vetëvendosja nominon Kurtin për kryeministër, partitë drejt finalizimit të listave të kandidatëve
Alarm i ri për një tjetër anije turistike! Mbi 100 pacientë infektohen me norovirus në Karaibe





