TIRANE, 17 dhjetor 2013 – Bota e futbollit tronditet. Sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”, ish-lojtari i Milanit, Xhenaro Gatuzo dhe ish-lojtari i Lacios, Kristian Broki, janë përfshirë në rrjetën e hetimit të basteve.
Gjithsej janë 20 të hetuar nga ana e policisë së Kremonës, përfshirë këtu futbollistë dhe ish-futbollistë të shumtë, si dhe 30 ndeshje që dyshohet të jenë trukuar. Burimi saktëson se akuza që rëndon ndaj Gatuzos dhe Brokit është ajo e veprës penale me qëllim mashtrimin dhe falsifikimin e rezultateve sportive. Policia ka kontrolluar prona të dy ish-lojtarëve, të cilët rezultojnë të lidhur me persona që konsiderohen si ndërmjetës mes futbollistëve dhe bastvënësve të shumave të mëdha. Bëhet fjalë për 4 shtetas italianë, të arrestuar, që shpesh herë kanë shkuar në Milanelo, qendra e stërvitjes së ekipit kuqezi dhe që shpesh herë kanë shkëmbyer “smm” me Gatuzon. Kjo ka ndodhur në shkurt të vitit 2012, kur janë luajtur ndeshjet e Milanit, Lacios dhe Juventusit, në të cilat ndërmjetësi Françesko Bazani ishte përpjekur të ndikonte. Në listën e të dyshuarve të skandalit të trukimeve në Itali, ka dalë në qarkullim mediatik edhe emri i Igli Tares. Duhet saktësuar se për shqiptarin e Lacios nuk bëhet fjalë për një akuzë të drejtëpërdrejtë.
E përditshmja “Gazzetta dello Sport” shkruan se Tare ka pasur kontakte me një nga personat e arrestuar, Françesko Bazanin, i cili ka patur lidhje të rregullta me botën e futbollit, por bëhet fjalë thjesht për një kontakt indirekt.
Trukimet në Itali, përmendet edhe emri i Igli Tares
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vëllai godet me sëpatë vëllain në Korçë, arrestohet pak minuta pas ngjarjes
Pas tensioneve, protesta zhvendoset në bulevard, Rama largohet nga Kryeministria
Rama në krah të Merz pas incidentit me dron: Akt agresioni rus kundër Gjermanisë
Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe dronë në Lindjen e Mesme





