Teksa Donald Trump dhe Elon Musk kanë nisur punën për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se ai do të jetë në krye të USAID.
Lajmi erdhi disa orë pasi Elon Musk, tha se Presidenti Donald Trump Ka nënshkruar mbylljen e agjencisë.
Rubio tha se “funksionet e USAID-it” duhet të përputhen me politikën e jashtme të SHBA-së dhe se ajo është “një agjenci krejtësisht e papërgjegjshme”.
Sekretari amerikan i shtetit tha se ai po shërben si ushtrues i detyrës së administratorit të USAID-it, por tha se ai “ia ka deleguar autoritetin” dikujt tjetër me të cilin është në kontakt.
Ushtruesi i detyrës së administratorit të USAID-it ka qenë më parë Jason Grey.
vijon…