I rrethuar nga punëtorë të industrisë, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon rikthimin e industrisë së qymyrit në SHBA. Gjatë ceremonisë, ai e cilësoi këtë një ditë shumë të rëndësishme për vendin.

“Ne po rikthejmë një industri që ishte braktisur,” deklaroi Trump, duke shtuar se do t’i japë fund asaj që e quajti “lufta e Joe Biden kundër qymyrit të bukur e të pastër”.

Sipas tij, urdhri do të hapë rrugën për rikthimin e minatorëve në punë dhe ringjalljen e industrisë së qymyrit në vend.