Japonezi Yoshinori Saito ka bërë një vizitë të shkurtër në Shqipëri gjatë këtyre ditëve të fundit dhe ka dokumentuar në profilin tij në Facebook disa nga momentet më pikante dhe mbresëlënëse të udhëtimit të tij.

Ndër të tjera duket se ai ka vënë re që Nënë Tereza është e famshme në Shqipëri (kështu shprehet në një postim të tijin) si dhe i ka pëlqyer ushqimi në vendin tonë, edhe pse nuk ka konsumuar ushqim tradicional shqiptar, por që ishte i lirë.

Ajo që duket se i ka bërë më shumë përshtypje ka qenë një udhëtim me autobus dhe veprimi i shoferit të autobusit.  “Shoferi hapi papritur dritaren dhe nisi të pinte një duhan, por ai kishte edhe një tabelë ku lexonte “No Smoking!” brenda. Shqipëri”, – shkruan japonezi.

Në fakt, të tilla situata janë të zakonshme në vendin tonë e ndoshta ne nuk është se na bëjnë dhe aq përshtypje, por të tjerëve…