DENVER, 21 prill 2013 – Persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr mbi turmën që ishte mbledhur në Denver për të pirë marijuanë në shesh. Si pasojë e të shtënave janë plagosur 3 persona, një burrë, një grua dhe një djalë i ri. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Të shtënat kanë nisur ndërsa njerëzit ishin mbledhur në Civic Center Park me rastin e 20 prillit, i njohur ndryshe si 4/20, datë kjo që i korrespondon numrit 420 me të cilin identifikohen personat që tymosin marijuanë.
Policia është vënë në ndjekje të dy personave. Pas të shtënave, njerëzit e mbledhur në shesh janë larguar në mënyrë kaotike, por fatmirësisht nuk ka pasur të tjerë të lënduar.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





