DURRËS, 2 nëntor 2014– Ish-kampioni i boksit, Mike Tyson ka rrëfyer një ndër sekretet më të mëdha të jetës së tij. 48-vjeçari ka rrëfyer për radion Sirius XM, se kur ishte vetëm 7-vjeç është përdhunuar në rrugë nga një burrë që nuk e njihte. “Në fillim më frikësoi, më pas abuzoi me mua seksualisht në rrugë. Unë isha vetëm një fëmijë. Që prej asaj dite, nuk e kam takuar më atë njeri. Për këtë ngjarje të trishtuar, nuk jam ankuar kurrë, as tek prindërit as tek policia. Vendosa të vazhdoj jetën time. Nuk ndihem i turpëruar nga kjo ngjarje” – ka rrëfyer Tyson. Mike Tyson fitoi për herë të parë titullin kampion në moshën 20-vjeçare dhe është boksieri më i ri që ka fituar këtë titull. Ndërsa jeta e tij private ka qenë mjaft e trazuar dhe e ndarë, mes drogës dhe alkoolit.
Tyson: Jam përdhunuar në rrugë kur isha 7-vjeç
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kancelari Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re
Interi fiton zyrtarisht titullin kampion në Itali, festë zikaltër në Milano
Avioni i kryeministrit spanjoll bën ulje emergjente në Ankara, defekt teknik gjatë fluturimit për në Armeni
Aksidenti tragjik në Durrës, zbardhet dëshmia e shoferit: Nuk meritoj të jetoj, mora në qafë fëmijët, isha i dehur!





