Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u përplas me makinë nga një 23-vjeçar pasditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në bulevardin Zhan D’Ark dhe e plagosura u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi më herët policia.