Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Çikago, SHBA.

Një 8-vjeçare është vrarë me armë nga fqinji. Ky i fundit u ankua pas zhurmës që 8-vjeçarja po bënte me skuterin e saj.

Vajza e mitur u qëllua me plumb në kokë dhe nuk mundi të mbijetonte. Pas kësaj, babai i vajzës së mitur qëlloi autorin i cili përfundoi në spital.

Policia amerikane ka mbledhur dëshmi dhe prova të cilat do të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.