Ekstradimi në Shqipëri i këngëtares nga Kosova, Fjolla Morina, është futur në një procedurë burokratike pasi autoritet e Prishtinës kërkojnë informacion në prokurorinë e Kukësit, për gjendjen ku ndodhet dosja e saj në Shqipëri.

Prandaj Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka konfirmuar avokati i saj saj Fanol Krasniqi.

Në fillim të këtij muaji, prokuroria e Prishtinës mësohet se ka kërkuar informacion nëse vendimi i dënimit të Fjolla Morinës, ka marrë formë të prerë apo jo.

Drejtësia Kosovare pretendon se nuk mund të ekstradojë, Fjolla Morinën, për sa kohë këngëtarja, nuk është dënuar me vendim të formës së prerë