39-vjeçari, Frederik Paplekaj është vënë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se ka vendosur tritol në një market në Theth. Shpërthimi në market u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 01:30. Pas ngjarjes ai është vënë në pranga ndërsa raportuar se ka thënë deklaratën e tij para policisë.
Përpara grupit hetimor, ai ka deklaruar se porosinë për të vendosur lëndën plasëse e mori nga burgu dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. Paplekaj vendosi lëndë plasëse në derën e e marketit në pronësi të Ç.Berishta dhe u largua nga vendngjarja. 39-vjeçari u regjistrua nga kamerat e sigurisë në momentin kur vendosi lëndën plasëse. Policia pasi ka identifikuar autorin e ka arrestuar atë 3 orë pas ngjarjes. Autori akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.