Pas publikimit të videos së Sergio Ramos, që shfaqej duke ofenduar Parisin me një shprehje vulgare, qendërmbrojtësi reagoi në mënyrë të menjëhershme në “Twitter”.

Sipas Ramos ai nuk kishte thënë atë që shkruajnë mediet, por diçka tjetër.

“Zakonisht nuk ndalem në këto tema, por nuk dua të pranoj diçka që nuk ka ndodhur.

Nuk them kurrë ‘Paris; në atë video, bëj një pasthirrmë zhgënjimi ‘psss’ ose ‘pfff’ në kontekstin e një shprehjeje që jemi mësuar ta themi në futboll.

Ne nuk shpikim, nuk kërkojmë diçka ku nuk ka asgjë”,-tha Ramos.