Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Vlorë, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”, në zonën e Plazhit të Vjetër.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i moshuari me inicialet A.D., ka qenë duke bërë plazh vetëm.

Uniformat blu po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.