Romario Brunga është 25-vjeçari, i cili u gjet i pajetë brenda automjetit të tij, ditën e djeshme në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë.

Mësohet se 25-vjeçari ishte martuar në gusht të vitit të kaluar. Ai u gjet nga familjarët e tij, ndërsa në dorë mbante një armë zjarri tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga pistoleta që mbante në dorë.

Sipas grupit hetimor të ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga të afërmit dy orë më vonë.

Ndërkohë që vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen e rëndë.

Romario u gjet brenda makinës i vrarë me një plumb, ndërsa arma me të cilën është qëlluar u gjet brenda automjetit të tij, e mbushur. Ekspertiza paraprake tregon se automjeti nuk ka shenja të dëmtimeve të jashtme, dhe as viktima nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup.

Pikërisht këto detaje kanë bërë që hetimet të përqendrohen kryesisht në pistën e vetëvrasjes, ndërsa policia po vijon të marrë në pyetje familjarët dhe të njohurit e tij.