69- vjeçari që u gjet mesditën e sotme i vrarë me plumb në gojë, duket se ka kryer vetëvrasje. Burime nga policia bëjnë me dije se Gani Çelës iu gjet në xhep një letër lamtumire, ku shkruhej: “Fëmijë mbani mamin afër. Policia mos të merret kot me ketë problem, se e kam bërë me dashje”.
Gani Çela, banor i zonës së “Freskut” në Tiranë, me orgjinë nga Përmeti u gjet i pajetë në zonën e Liznës, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta.





