Është arrestuar djali i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër si babai i tij. Hajdari u ndalua gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në Elbasan, pasi policia gjatë kontrollit gjeti një sasi droge të llojit cannabis sativa në makinë.

Policia njoftoi gjatë orëve të mbrëmjes se në makinën tip “Audi” ndodhej një miku i Azem Hajdarit E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë si dhe një vajzë 19 vjeçe me banim në Lushnje, gjithashtu janë arrestuar.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.