Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me 1 kg kokainë që kapte vlerën 100 mijë euro. Dy shqiptarët 30 dhe 40 vjeç, u kapën në traun e pagesës së autostradës Pescara Nord/Città Sant’Angelo. Gjithashtu mediat e huaja bëjnë të ditur se dy shqiptarët ishin emra të njohur për policinë.
“Hetimet do të vazhdojnë për të konstatuar detaje për origjinën dhe destinacionin e drogës, por sigurisht që komunitetit kriminal vendas i është hequr një sasi e konsiderueshme droge që sipas vlerësimeve fillestare hetimore mund të gjeneronte një shumë mbi 100 mijë euro në tregun ilegal”, tha policia italiane në deklaratë.