Mbi 300 qytetarë të Kosovës që  kishin mbetur të bllokuar në pikën kufitare Serbi-Kroaci, tashmë janë liruar. 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. 

“Po jemi liruar na të dy anët edhe nga Kroacia për në Serbi dhe anasjelltas”, mësohet se ka thënë një nga zyrtarët e kompanisë së autobusëve. 

Dhjetëra autobusë nga Kosova që nga orët e vona të së martës e deri më tani kanë qenë të bllokuar nga Serbia në kufirin me Kroacinë, duke mos i lejuar që të vazhdojnë tutje. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, disa prej qytetarëve të ndaluar janë marrë në pyetje nga autoritetet serbe për “verifikim”.