Një 6-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin e Lushnjes.
Fëmija ka ardhur nga qëndra shëndetësore Divjakë pasi banonte në fshatin Shën e Premte.
Fëmija shoqërohej nga gjyshi pasi jetonte me gjyshërit. Sipas burimeve në spitalin e Lushnjes, fëmija vinte pas një mjekimi disa ditor në fshat sepse ishte duke kaluar një virozë dhe ka arritur në gjendje të rëndë në pediatri.
Pasi janë bërë analizat e më pas mjekimet përkatëse dhe duke parë gjendjen e rëndë janë marrë masa për të nisur në Tiranë. Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjës në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.