Kapiteni i anijes së mallrave Solong, që u arrestua pasi u përplas me një cisternë nafte në brigjet e Anglisë është shtetas rus, ka deklaruar pronari i anijes, Ernst Russ.

Policia britanike nisi hetimet për aksidentin dhe arrestoi 59-vjeçarin nën dyshimin për vrasje të rëndë nga pakujdesia.

Një zëdhënës i Ernst Russ tha për CNN se i arrestuari është kapiteni i Solong dhe se ai është shtetas rus.

“Mjeshtri dhe i gjithë ekipi ynë po ndihmojnë në mënyrë aktive me hetimet,” tha zëdhënësi.

anijet

Cisterna Stena Immaculate ishte në spirancë kur u godit nga Solong, duke shkaktuar zjarre dhe shpërthime të mëdha. Nga përplasja një anëtar i ekuipazhit është zhdukur, ndërsa sasi e mëdha karburanti është derdhur në det, duke shkaktuar frikë për një katastrofë ekologjike.

Ajo që është shqetësuese është fakti se si anija tregtare me flamur portugez që mbante të paktën 15 kontejnerë me cianur natriumi, një substancë toksike që mund të shkaktojë vdekjen, u përplas me cisternën më të madhe, pa e ulur fare shpejtësinë.

Pamjet e transmetuar në media kanë treguar se Solong ka lëvizur me shpejtësi përgjatë gjithë rrugës së tij, derisa goditi Stena Immaculate, pa e ulur në asnjë moment shpejtësinë.

209611868_209611868-aa3de280f9754f2cb7ee36e196fdeb05_t800