Një aksident është regjistruar në qendër të qytetit të Korçës pasditen e sotme.

Një automjet ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë.

Mësohet se mjetit drejtohej nga një grua e cila u shoqërua në komisariat.

Ndërkohë, i aksidentuari ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.