Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën teksa përpiqej të shuante zjarrin në tokën e tij.

“Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.