Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë ku një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri nga një i afërmi i tij. 

Viktima raportohet se është qëlluar me çifte nga 34-vjeçari me iniciale F. K., rreth orës 12.00 në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël.

Ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

Njoftimi i policisë:

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.