Një bari ka humbur tragjikisht jetën në Gjirokastër.

Viktimë është 52-vjeçari A. Ç., i cili kishte shkuar nga Peshkopia për të punuar si bari në Gjirokastër, por është gjetur i pajetë në malin e fshatit Dervician.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi më datë 18.07.2022, në malin e fshatit Dervician, është gjetur i pajetë shtetasi A. Ç., 52 vjeç, banues në Peshkopi, i cili punonte si bari në këtë fshat.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas është rrëzuar në një zonë me shkëmbinj dhe për pasojë ka humbur jetën.