Edhe pse shfaqja e saj e zhveshur në tapetin e kuq të Grammy 2025, bëri bujë, gruaja e Kanye West, Bianka Censori, thuhet se nuk do të përballet me asnjë veprim ligjor.

Burime për “Page Six”, thonë se nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare lidhur me paraqitjen e gruas së Kanye West, dhe se ceremonia e ndarjes së çmimeve është një ngjarje private duke nënkuptuar se çdokush mund të vishet si të dëshirojë.

Ndërkohë, avokati Andrea Ogundula u shpreh për “Page Six” se veprimi i Censorit meriton një dënim, por kjo varet nga vendimi që do marrë prokuroria.

“Megjithëse veshja e zonjës Censori e kaloi kufirin, në Kaliforni, akuza për ekspozim të pahijshëm kërkon ekspozim të qëllimshëm të organeve gjenitale me qëllim për të shkaktuar ofendim ose eksitim seksual. Teorikisht ka mundësi për ndjekje penale, por ka pak gjasa pasi vendimi i takon prokurorisë,” tha ai.

Bianca Sensori u paraqit e veshur me një pallto të zezë të gjatë leshi. Mirëpo gjatë fotove, 30-vjeçarja ktheu shpinën dhe ka la pallton të bjerë, duke nxjerrë në pah trupin e saj të zhveshur, pasi fustani i saj ishte tërësisht transparent.

Sipas Daily Mail, një lexues buzësh zbuloi se Kanye West ishte ai që i kërkoi gruas së tij të zhvishej, duke i dhënë udhëzime specifike si të hiqte pallton dhe të kthente fytyrën drejt kamerës.

Pamja e çiftit thuhet se është frymëzuar nga kopertina e albumit të Kanye West, “Vultures 1”, ku Bianca pozon e zhveshur.

Bianca Sensori (6)
Bianca Sensori (2)
Bianca Sensori (7)