Ornela Çuçi, ish zëvendëse e Ministrisë së Turizmit, e cila u shkarkua nga detyra, ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se ishte kërkesa e saj.

Ajo shkruan se i është mirënjohëse kryeministrit Rama, teksa e falenderon atë që ka pranuar lirimin e saj nga detyra nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Çuçi shkruan se 5 vitet e saj në ministri ishin intensive dhe një eksperiencë e jashtëzakonshme ku pati mundësinë të tregonte kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm.