Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi mbrëmjen e djeshme se për shkak të motit të keq janë shkëputur bova kardinale perëndimore e cekinës të Talbotit (në VL të Kepit të Selitës), si dhe bova e ujrave të lira (bova e pilotit) në hyrje të kanalit të portit Durrës.

APD-ja i bëri thirrje lundërtarëve që të tregojnë kujdes gjatë lundrimit në këto zona, si dhe për praninë e objekteve të ngurta që ndodhen në det si pasojë e prurjeve nga lumenjtë.

Ndërkohë ditën e sotme, siç duket edhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm”, deti ka zhvendosur njërën nga bovat në afërsi të “Sfinksit” në Vollga.

Ndërsa tjetra është lokalizuar në Shkëmbin e Kavajës (foto e mëposhtme).

Referuar njoftimit të Shërbimit Hidrografik, bëhet me dije se po punohet për vendosjen e bovave në gatishmëri sa më shpejt.