Të tjera detja kanë dalë për jetën e 17-vjeçares së vrarë brenda shtëpisë së saj nga i dashuri 22-vjeçar pakistanez, Makrohori Imathia.

Sipas burimeve nga mediat greke, 17-vjeçarja Nikoletta e ishte larguar drejt Athinës, pasi në moshën 11-vjeçare ajo dhe vëllai i saj ishin dhunuar seksualisht nga dy shqiptarë dhe një i moshuar 83-vjeçar.

Ngjarja ika ndodhur gjatë viteve 2016-të-2017-të, ku pas denoncimeve të familjes të së miturës në atë kohë, dy shqiptarët u futën në burg, por u liruan një vit më pas për mungesë provash, për tu arrestuar sërish, duke u dënuar për krimin që kishin kryer.

Gjykata dënoi me 53 vite burg 26-vjeçarin q ëkishte kryer aktet e turpshme, dhe me 12 vjet shokun e tij, ndërkohë që 83-vjeçari ndërroi jetë në vitin 2018-të, ende pa u ulur në bankën e të akuzuarve.

Ngjarja u bë e madhe në vitin 2018-të, pasi 26-vjeçari shqiptar kishte krijuar një lidhje me nënën e Nikolettës dhe apsi kishte fituar besimin e saj kishte ushtruar dhunë seksuale mbi fëmijët e saj, ndërkohë që vajzën e vogël dhe vëllain e saj 8-vjeçar në atë kohë ai ia dërgonte të moshuarit 83-vjeçar që të kryente dhe ai marrdhënie me të miturit.

Por në momentin që ajo kujtoi se gjithçka po rregullohej u vra nga i dashuri i saj pakistanez, brenda në banesën ku jetonin së bashku.